Pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me gjendjen e mjerueshme të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, gjatë ditës së sotme pati reagime nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Tani, një reagim është bërë edhe nga zyrtari i klubit të Prishtinës, Kushtrim Sopa.
Sipas tij, stadiumi “Fadil Vokrri” ka pronar që 101 vjet dhe se atë janë qytetarët e Prishtinës dhe klubi i Prishtinës. Në këtë ai përfshiu edhe tifo-grupin “Plisat”.
Postimi i plotë nga Sopa (pa ndërhyrje):
“Stadiumi i Prishtinës ose “Fadil Vokrri”, ka pronar qe 101 vjet, ata janë qytetarët e Prishtinës (Plisat) si dhe klubi i futbollit Prishtina.
Mos u boni merak veç t’i rregullojmë edhe do punë të mbrendshme mbrenda klubit tonë pastaj ja kthejm namin qysh i takon këtij impianti historik të sportit në Kosovë”.