FB
Oda Ekonomike – Kosovare ka publikuar të dhëna e përpunuara prej raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës për tremujorin e parë të vitie 2023, në raportin e tregtisë së jashtme me Gjermaninë.
Sipas këtyre të dhënave, eksporti drejt Gjermanisë në periudhën Janar- Mars 2023 ka arritur vlerën e 21 milionë eurove, që ka pjesëmarrja prej 98% në eksportin e përgjithshëm të vendit.
Produktet më të ekspozuara nga Kosova drejt Gjermanisë kanë qenë dyer dhe dritare, material ndërtimi prej plastikës, dhe kasaforta të blinduara apo të përforcuara.
Bazuar në të dhënat e Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, ka rritje të importit nga Gjermania, në lartësinë e rreth 152milionë euro, që përbënë 78% të gjithë importit në vend.
Produktet më të eksportuara nga Gjermania në drejtim të Kosovës kanë qenë autoveturat. Më pas vijnë shufrat, shkopinjtë apo profilet prej polimereve të vinil kloridit dhe në fund vijnë cigaret që përmbajnë duhan.